25 drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga policia rrugore gjatë fundjavës për shkak se disa prej tyre nuk ishin të pajisur me patentë, ndërsa disa të tjerë kanë qenë në gjendje të dehur.
Përveç arrestimeve gjatë fundjavës në data 05-06-07.08.2016 janë vendosur gjithsej 4.776 masa administrative. Janë pezulluar gjithsej 87 Leje Drejtimi , nga këto: 11 për alkool, 52 për shpejtësi dhe 24 të ndryshme. Janë vendosur 839 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 139 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 646 masa për shpejtësi/parakalime të gabuara, si dhe 121 masa për përdorim celulari. Si dhe janë dërguar në OASH, 84 drejtues mjetesh .