Qeveria ka bërë gati projektligjin për legalizmin e kanabisit në vendin tonë për qëllime mjekësore. Vendimi erdhi pasi në Këshillimin Kombëtar më shumë se 60% e shqiptarëve ishin pro legalizimit.
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për kultivimin, prodhimin dhe qarkullimin e kontrolluar të bimës dhe nënprodukteve të kanabisit, për përdorim mjekësor dhe industrial. Kjo do bëhet përmes subjekteve të licencuara dhe nën mbikëqyrjen e Agjencisë Kombëtaretë Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale dhe Prodhimit të Nënproduktevetësaj.
Ky projektligj do të paraqitet në Kuvend, që më pas të votohet.