Një tjetër aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, tek kryqëzimi i “Unazës së re”.
Shkak për këtë përplasje raportohet të ketë qenë mos-funksionimi i semaforëve, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ngjarja.
Pritet një njoftim zyrtar nga ana e policisë.