Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën Petar Petkoviç, ka thënë se vendimi i Kosovës për vendosjen e masave reciproke për letërnjoftime dhe që pas datës 30 shtator të anulojnë vlefshmërinë e targave “KM”, paraqet “goditje të drejtpërdrejtë për të gjithë serbët”.
“Është e papranueshme që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të heshtin dhe të pretendojnë se janë të ngathët ndaj këtij kërcënimi konflikti dhe hakmarrjeje, ndërsa Albin Kurti përgatit fillimin e një konflikti të madh dhe sulmin ndaj serbëve në fund të shtatorit”.
Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç tha se ka një ndryshim të plotë të situatës në Ballkanin Perëndimor.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk kanë qenë kurrë të gatshëm për një bisedë thelbësore dhe kanë mbështetjen e fuqive perëndimore. Kosovarët janë plotësisht të mbështetur nga Britania e Madhe dhe Gjermania”.
Ata morën dy vendime. Njëri ka të bëjë me ndalimin e hyrjes me letërnjoftime, dhe tjetri është një vendim me qëllimin e vetëm “për të dëbuar serbët nga veriu”, për të krijuar “një stuhi të re”.
Këtu është e qartë se nuk ka dialog dhe bisedime. Do të ketë shumë probleme. Ne gjithmonë do të përpiqemi ta ruajmë paqen, por këtë nuk e duan të tjerët, jo vetëm shqiptarët nga Kosova, por edhe mentorët e tyre.