Autori që sot planifikoi një atentat në Shkodër ndaj drejtoreshës Suida Kuka, ishte i maskuar dhe me motor. Këto janë gjurmët e para të personit që vendosi sasinë e tritolit të sajuar në një pako poshtë mjetit luksoz të drejtoreshës. Ai ka qenë me motor, me të cilin është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka vendosur sasinë e lëndës plasëse poshtë mjetit të Kukës.
Referuar pamjeve të para filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes, personi i maskuar pasi lë pakon me tritol pranë “Range Rover”-it, largohet me motor.
Fatmirësisht, lënda plasëse u pikas para se Kuka të hipte në makinë dhe për pasojë nuk ka shpërthyer e nuk është realizuar atentati. Forcat xheniere e shpërthyen në mënyrë të kontrolluar, por nuk dihet ende nëse arsyeja e përgatitjes së këtij atentati ka të bëjë me detyrën e Kukës apo me ndonjë konflikt personal që mund të ketë pasur e reja.