Seanca në Komisionin për çështjet Europiane në Maqedoninë e Veriut, ka kaluar me përplasje mes deputetëve shqiptarë dhe atyre të Zihen me duar deputetët në Maqedoninë e Veriut, përplasje me shqiptarëve dhe përfaqësuesve të VMRO-DPMNE.
Siç shihet edhe në video ka patur një përplasje mes Kreut të Komisionit për Çështje Europiane në Kuvend, Arbër Ademit dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Në videon që ka publikuar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov shihet se incidenti ka ndodhur afër foltores së sallës së komisionit. Në një video që po qarkullon shihet qartë se si deputetët e VMRO-së kanë shkulur nga vendi mikrofonin e me këtë rast krahas dhunës në institucionin legjislativ ato edhe kanë shkaktuar incident.
Në anën tjetër shihen se si deputetet e BDI-së Koxhaxhiku dhe Bilalli Zendeli mundohen që të qetësojnë situatën.