Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbi tenderin që Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ka dhënë kompanisë “Salillari” për mirëmbajtjen e rrugëve në jug të vendit.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha i konsideron vjedhje me firmë qeveritare tenderat e dhëna ndaj kompanisë Salillari. Doktori thotë se Salillari ka aksione të përbashkëta me Ramën, i cili bënë avokatin e tij ndaj dhe ai vazhdon të fitoj tendera me 99.9% si ofertues i vetëm.
“Salillari u bë i famshëm në Janar të vitit 2021, me shembjen e rrugës së Borshit, pas keqndërtimit prej tij të kësaj rruge. Ai ishte ndërtuesi i rrugëve me çarje të mëdha në aksin Çorovodë-Përmet, e rindërtuar po nga ‘Salillari’, ku rruga e përfunduar pak kohë ka dëmtime serioze të bazamentit, siç shihet nga pamjet.
E njëjta gjë është në aksin, që mirëmbahet pikërisht nga Salillari Vlorë-Orikum, i cili ka pësuar dëmtime të shumta në kilometrin e 7-të të tij dhe janë vetë banorët që shprehin shqetësimin”, shkruan ish kryeministri Berisha në facebook.