Në raportin e publikuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror për vitin 2021, thuhet se numri i përgjithshëm i kalimeve ilegale të kufirit përgjatë këtij viti ishte më i larti i regjistruar që nga viti 2017. Sipas SHISH rruga e Ballkanit Perendimor ka shënuar një rritje me 124 % të kufirit në 2021, krahasuar me 2020.
Sakaq rreziku i përdorimit të emigracionit të jashtëligjshëm nga organizata terroriste për të infiltruar operativë terroristë mbetet prezent.
RAPORTI:
EMIGRACIONI I JASHTËLIGJSHËM
Emigrantët e paligjshëm nga vendet MENA vijojnë ta shfrytëzojnë Shqipërinë si tranzit për kalimin në vendet e BE-së.
Rrjete të trafikut të qenieve njerëzore janë të përfshira në të shumtën e rasteve për të ndihmuar kalimet e jashtëligjshme.
Në varësi të situatës në vendet e konfliktit, por edhe në Afganistan, pas marrjes së pushtetit nga Talebanët, çka solli përkeqësim të situatës humanitare atje, fluksi i emigracionit të paligjshëm mund të njohë rritje në rrugën e Ballkanit, me synim kalimin tranzit drejt vendeve perëndimore.
Sipas të dhënave paraprake të FRONTEX, numri EMIGRACIONI I JASHTËLIGJSHËM i përgjithshëm i kalimeve ilegale të kufirit gjatë vitit 2021 ishte numri më i lartë i regjistruar që nga vitit 2017. Rruga e Ballkanit Perëndimor ka shënuar një rritje me 124% të rasteve të raportuara, për kalim të paligjshëm të kufirit në 2021, krahasuar me vitin 2020.
Ndërkohë, në Shqipëri është regjistruar hyrja nga kufijtë e saj tokësorë dhe kalimi tranzit në territorin e saj e rreth 18.000 emigrantëve të paligjshëm, shumica prej të cilëve janë me origjinë nga vendet e MENA-s.
Rreziku i përdorimit të emigracionit të jashtëligjshëm nga organizata terroriste për të infiltruar operativë terroristë mbetet prezent.