Patozi ‘merr’ në mbrojtje Këlliçin: Më dhimbset shumë tek e shoh të goditur… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi ‘merr’ në mbrojtje Këlliçin: Më dhimbset shumë tek e shoh të goditur…

19:06 | 23/06/2022
në Shqiperi
0

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, përmes një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me sulmet që i janë bërë deputetit të PD-së, Belind Këlliçi. Patozi shkruan se sulmet i janë bërë Këlliçit nga pala të cilën ai ka mbështetur, për faktin e vetëm se është më normali në atë anormalitet që gjeneron aty. Sipas Patozit, Belindi nuk ka dashur apo nuk ka pasur mundësi që të tregojë ndonjë aftësi apo cen të veçantë deri tani, përveç pranimit pa vërtetim të revolucionit paqësor dhe të rikthimit të pluralizmit politik në Shqipëri.

“Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit. Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditur e të sulmuar nga të gjitha krahët, pikërisht prej asaj ane, ku ai vetë ka pritur që t’i vinin, në mos gradat, të paktën duartrokitjet. E marr me mend dhe habinë apo hutimin e tij, sidomos në fillim, por jam i sigurt se ai edhe tani është ende është i paqartë për arsyet e këtij rrebeshi të furishëm në mes të verës. Dhe pyetja është se çfarë ka bërë Belindi i shkretë që të meritojë kaq shumë vëmendje dhe armiqësi brenda llojit në një kohë kaq të shkurtër, në kushtet e një thatësire politike, kur foltores i nevojitej çdo kuakje bretkoce, prej çfarëdo pellgu që të vinte. Sepse mendoj që ajo nuk e ka luksin të zgjedhë në korin përherë e më të rralluar të dishepujve të saj. Belindi nuk ka dashur apo nuk ka pasur mundësi që të tregojë ndonjë aftësi apo cen të veçantë deri tani, përveç pranimit pa vërtetim të revolucionit paqësor dhe të rikthimit të pluralizmit politik në Shqipëri, si filozofi udhërrëfyese e foltores. Që do të thotë se nuk e akuzon sot për ndonjë gabim, për të cilin duhet të paguajë faturën, por edhe nuk mund t’i gjesh ndonjë vlerë të veçantë, që ta përfytyrosh qoftë edhe për një çast si udhëheqës të perspektivës” – shkruan Patozi.

Patozi e mbyll analizën me një shprehje thumbuese, duke thënë se është njësoj si të fusësh murgeshën në një shtëpi publike. Është e sigurt që do ta konsiderojnë në çast si më të përdalën dhe për pasojë edhe më të padëshirueshmen.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Të paktën deri tani ai as nuk ka tradhtuar kënd, por ndoshta as i ka mbajtur kujt karrigen në parlament apo diku tjetër para se të ulet. Dhe mbi të gjitha mund të quhet si një politikan të ri, që ndoshta nuk i vjen mbarë të përdorë atë arsenalin e vrazhdë të retorikës politike për kundërshtarin e sidomos për armikun e brendshëm, që është edhe identiteti i formacionit, ku ai bën pjesë që nga fillimi. Dhe paradoksi është se pikërisht kjo CV politike gati e panjollë është kthyer në një hall shumë shqetësues për Belind Këlliçin. Sepse normaliteti kthehet në problem të madh, kur i gjithë ambienti është me dominancë anormale. Është njësoj si të fusësh murgeshën në një shtëpi publike. Është e sigurt që do ta konsiderojnë në çast si më të përdalën dhe për pasojë edhe më të padëshirueshmen” – shkruan Patozi në facebook.

 

Etiketa: Astrit PatoziBelind Këlliçidhimbsetgoditur

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Qeveria edhe duhet përgëzuar!

Asgjë e re nga Brukseli!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com