Mbledhja e Komisionit për Politikë të Jashtme për Maqedoninë e Veriut shtynë propozimin e deputetit Stanislav Angelov dhe me mbështetjen e GERB-it, “Ka një popull të tillë” dhe “Vazrazhdane”. Kështu, deputetët nuk e dëgjuan ministren e Jashtme Teodora Genchovska, e cila duhej t’i njihte me përmbajtjen e protokollit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, miratimi i të cilit është një hap drejt heqjes së vetos bullgare.
Deputetët e GERB dhe MRF insistuan që një vendim për rastin me Maqedoninë e Veriut të propozohet nga kryeministri Kiril Petkov dhe më pas të kalojë në Komision. Po ashtu, kërkuan që pasi propozimi i kryeministrit për diskutimin e VETO-s, të miratohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, atëherë ministrja e Jashtme Teodora Gençovska do të thirret për seancë dëgjimore në grupin parlamentar.
Bullgaria ka pranuar të diskutojë parimisht sot propozimin e depozituar nga kryeministri për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut duke rizgjuar shpresat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Lajmin e bëri me dije komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, i cili falenderoi liderin e Opozitës Boyko Borisson për marrjen parasysh të propozimit francez për të zgjidhur ngërçin që pengon integrimin e Shqipërisë në BE.