Drejtuesi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia ka vizituar sot qytetin e Vlorës për të biseduar në lidhje me bojkotin e Dhomës së Avokatisë në seancat gjyqësore dhe masat e sigurisë. Në fjalën e tij, Haxhia e ka vendosur theksin te sugjerimet që i ka paraqitur Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe qeverisë në mënyrë që të ndërpritet bojkoti i seancave.
Ai gjithashtu ka shtuar se Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka qenë kundra bojkotit të menjëhershëm të masave të sigurisë.
“Maksimumi që mund të tolerojmë janë katër Apele, një në Shkodër, një në Vlorë dhe një në Korçë, këto kërkojmë. Kërkuam Gjykatat e Shkallës së Parë Administrative, tek e fundit nëse nuk do t’i pranojnë si Gjykata të Shkallës së Parë Administrative, të kthehen në seksione në ato Gjykata ku janë sot” – tha ai.