Dhoma e Avokatisë e Lezhës dhe ajo e Shkodrës kanë paralajmëruar ditën e sotme përshkallëzim të situatës nga bojkot të proceseve gjyqësore, në protesta.
Përmes një njoftimi për mediat, Dhoma e Avokatisë Vendore në Lezhë bën me dije se ditën e nesërme do të nisin protestë në qytet, pasi mbyllja e gjykatave do të sjellë shkurtim të cilësisë dhe shpejtësisë për zgjidhjen e çështjeve të qytetarëve të Lezhës, Mirditës, Kurbinit dhe Krujës.
Edhe Dhoma e Avokatisë në Shkodër me moton “Shqipëria jemi edhe ne. Mos i mbyllni gjykatat”, ka paralajmëruar se pasnesër do të nisin protestat, pas bojkotit të javës së kaluar.