“Vriti të gjithë”, zbardhen bisedat e Aleksandër Sadikajt me të ëmën pas humbjes së armës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vriti të gjithë”, zbardhen bisedat e Aleksandër Sadikajt me të ëmën pas humbjes së armës

14:03 | 19/06/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Bombardime në Odesë, shpërthen anije tregtare pas sulmit me dronë dhe raketa –

Fermerët grekë nuk ndalen, kufiri mbetet i bllokuar –

(VIDEO) Fresku/ Sherri në TikTok përfundon me dhunë, arrestohet i dënuari italian –

Kushtetuesja kthen në detyrë ministren Belinda Ballukun –

Ndonëse policia shpërndau kartelën për vepra të lehta penale të Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçari ishte i njohur për shërbimet. Sipas një dosjeje që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, rezulton se 27-vjeçari nga Memaliaj, shfaqet në përgjime telefonike gjatë një ndjekjeje në adresë të një oficeri policie, i cili kishte lidhje krushqie me të ndjerin. Dhe bisedat e tij janë tejet kompromentuese. Megjithë këtë, askush nuk lëvizi për ta hetuar dhe çështja u mbyll si me magji në mënyrë të çuditshme.
Biseda e parë, mes flamiljarëve të tij gra
Përgjimi mban datë 25 gusht 2021, midis shtetases S.S., dhe të bijës, me të cilën flet përmes numrit të telefonit të kamerierit, një person i quajtur D.
V – “Ça ke moj mami”?
E ëma duke qarë – “Më qëlloi, më ka çjerrë në fytyrë, ka qëlluar edhe kamerierin. Merre dhe hajde se na bëri copa”.
Sherri që kishte ndodhur në familje, kishte lidhje me mos reagimin e stafit për t’i shërbyer në kohë klientëve.
E ëma – “Hajde se më bëri copa, mblidhuni dhe na ndihmoni. Në sy të njerëzve për një bythë Kadriu. Ka një shok nga Delvina dhe më degjeneroi në sy të tij. Po më ndjek mua, e ka parë gjithë qyteti i Memaliajt, e fryu ky i Delvinës dhe Kadriu”.
Tre ditë më vonë kuptohet realisht për çfarë kishte ndodhur sherri. Këto përgjime të administruara nga një prokurori rrethi, shpjegojnë çfarë kishte ngjarë.
Biseda 2
Biseda mes të ndjerit dhe familjarëve, vazhdon për humbjen e një sendi të çmuar në biznesin e tyre, që dyshohet të jetë një armë.
V – Alo?
Aleksandër – “Shqyej çanta, shqyeji të gjitha se e kam lënë tek shtëpia e madhe. Kur kam ikur e kam lënë aty dhe ta kanë vjedhur sy më sy. Bën pesë mijë euro, bën një mal me lekë”.
V – “Ti thua ashtu, po unë them 100 përqind do hap kamerat dhe do ta gjej që e kishe këtu tek kjo çanta. Dhe e kishe këtu”.
Aleksandër – “Për shpirt të gjyshit që kam ardhur dje nga Tirana, nuk e kisha me vete”.
V – “E kishe, unë them e kishe”.
Aleksandër – “Jo nuk e kisha me vete”.
V – “Do ta gjej unë, do ta gjej unë”.
Më pas, në bisedë kuptohet se bëhej fjalë për një armë, e cila u dyshua se i përkiste të riut dhe që kishte humbur në ambjentet e një bujtine, e cila menaxhohet nga ai dhe e ëma, pranon policia atë kohë në dosje.
Biseda 3
V – “Alo”.
Aleksandër – “Është vjedhur, ka humbur tek shtëpia e madhe, kush e ka shkarkuar shtëpinë e madhe?”.
V – “Kam 20 vjet o bir i mamasë, është vajzë e urtë ajo o vëlla, o të keqen mami”.
Aleksandër – “Është shkarkuar. Ka qenë tek shtëpia, kush e ka marrë? E ka lënë atje ajo, e ka parë dhe e ka lënë atje në ndonjë komodinë a në ndonjë vend atje. E kanë marrë ata të shtëpisë atje. Ik bëj namin atje, thuaj kam oficer dhëndrin dhe ka humbur armën e shërbimit dhe është problem i madh se po vjen dhëndri me njerëzit. Duhet ta gjejmë se s’bën”
V – “Mirë, mirë”.
Aleksandër – “Tani kontrollo mirë të gjitha çantat me urgjencë”.
Aleksandër – “Me urgjencë se ta kanë marrë sy më sy, një mal me lekë”.
V – “Mirë o mirë. Hajd”.
Të tensionuara vazhdojnë bisedat mes tyre dhe në vazhdim, por autoritetet s’kishin veshë të dëgjonin dhe të zbulonin se për çfarë i duhej arma të riut dhe përse ai ishte aq i tensionuar. Kërcënimet e tij, shkojnë deri aty sa kërkon të vriten turistët.
V – “Hë”?
Aleksandër – “Hë”?
V – “Po kontrollojmë këtu dhe do gjejmë mënyrën të flasim me ata”.
Aleksandër – “Na e gjete”.
V – “Janë trembur, duan të ikin të trembur”.
Aleksandër – “Të ikni me urgjencë thuaju, por të nxjerrin atë që nxirret që keni marrë tek sirtari thuaju. E ka marrë një nga ata të dy. E kisha lënë tek sirtari tek komodina ime”.
V – “Nuk ke turp ti, shoqen time e njohin të gjithë”.
Aleksandër – “O ata, o turistat. Zgjidhi ose vriti aty që të gjithë bashkë. Mos li njeri të iki me atë aty. Mos t’ja marrin djalit tend”.
Aleksandër – “Me se s’bën, me se s’bën”.
V – “Mirë, po kontrolluan ata, do na dalë lyra në Stamboll”.
Aleksandër – “E kanë marrë ata, e kanë marrë që dje, e kanë futur nëpër çanta e gjëra dhe kanë ikur me makinë”.
Aleksandër – “Me urgjent, me urgjent”.
V – “Po ku iku makina ore, se janë të tërë këtu?”.
Aleksandër – “Ishte tek sirtari, tani kush e ka marrë?”.
Në përgjime rezulton se i pranishëm kishte qenë në shkëmbimin e personave një person me nofkën “Ujku”.

Të Lidhura

Bombardime në Odesë, shpërthen anije tregtare pas sulmit me dronë dhe raketa –

Bombardime në Odesë, shpërthen anije tregtare pas sulmit me dronë dhe raketa –

nga 27
17:24 | 12/12/2025
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur portin e Odesës në Ukrainë pas një sulmi me dronë dhe raketa, që dyshohet...

Fermerët grekë nuk ndalen, kufiri mbetet i bllokuar –

Fermerët grekë nuk ndalen, kufiri mbetet i bllokuar –

nga 27
17:16 | 12/12/2025
0

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën...

(VIDEO) Fresku/ Sherri në TikTok përfundon me dhunë, arrestohet i dënuari italian –

(VIDEO) Fresku/ Sherri në TikTok përfundon me dhunë, arrestohet i dënuari italian –

nga 27
17:00 | 12/12/2025
0

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një javë më parë te rrethrrotullimi i Freskut, ku një 26-vjeçar u...

Kushtetuesja kthen në detyrë ministren Belinda Ballukun –

Kushtetuesja kthen në detyrë ministren Belinda Ballukun –

nga 27
16:44 | 12/12/2025
0

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë efektet e vendimit të GJKKO-së, duke i hapur rrugë rikthimit në detyrë të zv/kryeministres...

Para
Çadra kampingu dhe rrjet vaditje, si i ruanin trafikantët parcelat e drogës në Velipojë

Çadra kampingu dhe rrjet vaditje, si i ruanin trafikantët parcelat e drogës në Velipojë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bombardime në Odesë, shpërthen anije tregtare pas sulmit me dronë dhe raketa –

Bombardime në Odesë, shpërthen anije tregtare pas sulmit me dronë dhe raketa –

17:24 | 12/12/2025
Fermerët grekë nuk ndalen, kufiri mbetet i bllokuar –

Fermerët grekë nuk ndalen, kufiri mbetet i bllokuar –

17:16 | 12/12/2025
(VIDEO) Fresku/ Sherri në TikTok përfundon me dhunë, arrestohet i dënuari italian –

(VIDEO) Fresku/ Sherri në TikTok përfundon me dhunë, arrestohet i dënuari italian –

17:00 | 12/12/2025
Kushtetuesja kthen në detyrë ministren Belinda Ballukun –

Kushtetuesja kthen në detyrë ministren Belinda Ballukun –

16:44 | 12/12/2025
Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP –

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP –

16:38 | 12/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Bombardime në Odesë, shpërthen anije tregtare pas sulmit me dronë dhe raketa –
  • Fermerët grekë nuk ndalen, kufiri mbetet i bllokuar –
  • (VIDEO) Fresku/ Sherri në TikTok përfundon me dhunë, arrestohet i dënuari italian –
  • Kushtetuesja kthen në detyrë ministren Belinda Ballukun –
  • Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP –
  • Peleshi falsifikoi firmat, do ta ankimojmë në Kushtetuese –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bombardime në Odesë, shpërthen anije tregtare pas sulmit me dronë dhe raketa –
  • Fermerët grekë nuk ndalen, kufiri mbetet i bllokuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com