Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka reaguar lidhur me eliminimin e mafiozit Miliq Sakoviç. Sipas Abazoviç, policia malazeze ka parandaluar disa herë vrasjen e Sakoviç.
Kujtojmë se mafiozi i vra të premten mbrëma para mureve të qytetit të vjetër në Budva.
Abazovic, i ftuar në TV Prva, tha se vrasjet nuk janë të shpeshta, “por se ishte e sigurt se do të ndodhnin”.
“Ai person vendosi të relaksohej, edhe pse ai jetonte mjaft e izoluar. Mbrëmë kishim atë që kishim,” tha Abazovic.
Ai shtoi se shteti nuk do të lejojë asnjë përshkallëzim, “por edhe se vendet edhe më serioze nuk mund të garantojnë se këto gjëra nuk do të ndodhin”.
“Qytetarët duhet ta dinë se nuk do ta heqim qafe kartelin ashtu, ne kemi hyrë në vatrën e krimit dhe disa nga ata kriminelë kanë pasur mbështetjen e Drejtorisë së Policisë, janë njerëz të famshëm, disa janë proceduar dhe pres që disa të jenë po ashtu të proceduar,” tha ai.
Abazoviç tha se tani “kur ka një luhatje më të madhe të njerëzve për shkak të stinës, veçanërisht në bregdet dhe në Budvë, duhet të rrisin kujdesin”.
“Forcat e policisë në bregdet do të forcohen që nga e hëna,” tha Abazovic.
Ai gjithashtu theksoi se “pret ndryshime të personelit brenda policisë dhe se shpreson që ngjarje të tilla të mos ndodhin më”