Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në Lezhë. Lidhur me ngjarjen mësohet se zjarri i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e “Kënetës” pranë bregdetit të Tales në Lezhë.
Ende nuk dihet se cila është shkaku i rënies së zjarrit, ndërkohë që fjalët po përhapen me shpejtësi për shkak të favorizimit nga era e madhe.
Nga zjarri po rrezikohen dhe bizneset që janë aty afër, ndërkohë që në vend kanë shkuar dy automjete zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit.