Blerim Kola 24- vjeç nga Dibra, u masakrua me thikë në Gjermani pas një sherri me një maqedonas.
Kola bashkë me shtetasin nga Maqedonia e Veriut njiheshin prej kohës, ndërsa ishin takuar për të sqaruar një konflikt që kishin me njëri-tjetrin, por ky sqarim degradoi në sherr ku maqedonasi i nguli thikën të riut shqiptar.
Arsyeja e sherrit mes tyre nuk dihet ende, ndërsa i ati i të ndjerit Blerim, përmes një postimi në facebook, njofton ndarjen nga jeta të djalit, teksa prek më fjalët e tij të ndjera. Sipas të atit, Blerimi i kishte dhënë fjalën familjes se do të vinte në gusht për të festuar ditëlindjen e të riut, por plaga me thikë e dhënë nga maqedonasi i mori jetën pak para se i ndjeri të festonte ditëlindjen e tij të 25-të.
I ati i Blerimit shkruan:
Me Hidhërim Të Thellë Dhe Plot Dhimbje U Nda nga Jeta Djali Im Blerimi, Na ka goditur si rrufeja kjo fatëkeqësi e madhe për familjen tonë, nuk e prisnim një gjë të tillë, Na pate dhënë fjalën se do vije të festonim ditëlindjen së bashku në GUSHT. POR JA QË NUK PASKA QENË E SHKRUAR QË TA FESTONIM BASHKË SI FAMILJE. Qofsh banor i xhenetit djali im ishalla zoti nuk bën më kështu fatkeqësira në asnjë familje Shqiptare..