Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Rrugën e Kombit. Burime pranë gijotina.com bëjnë me dije se një automjet i drejtuar nga një shtetas kosovare ka dalë nga rruga e për pasojë është rrokullisur disa herë automjeti.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore, manovrat e shpejtësisë dhe lagështira në rrugë.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me kanalin kullues të autostradës e më pas mjeti ka përfunduar mbi 50 metra në ara. Ndërkohë në automjet ka qenë edhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit.
Te dy janë dërguar në urgjencën e spitalit të Kukësit Aksidenti ka ndodhur afër mbikalimit që të çon për tek aeroporti i Kukësit.