Një arsenal armësh është zbuluar nga karabinierët e Domodossolës. Nën drejtimin e Prokurorisë Publike Verbania, u arrestuan 3 persona në përfundim të një hetimi të gjatë që filloi në dhjetor të 2021, kur u arrestuan po ashtu edhe 3 marokenë të akuzuar për trafik droge.
Operacioni bëri të mundur arrestimin e dy italianëve, një burrë e një grua dhe një shtetase me origjinë shqiptare, të cilët kryen veprimtarinë e tyre it midis qytetit Omegna dhe Domodossola.
Hetimet e 2017 u zhvendosën në subjekte të tjera, dhe përgjimet kanë bërë të mundur dëgjimin e dialogëve për armët klandestine të ndaluara të cilat do të përdoreshin për të kryer zhvatje dhe kërcënuar klientët e drogës.
Gjatë kontrolleve u gjetën armë dhe një numër i madh municionesh të kalibrave të ndryshëm, mes të cilave dy silenciatorë pushke, një pushkë e modifikuar e punuar me dorë, si dhe 40 gramë kokainë.
Tre të arrestuarit u dërguan përkatësisht në burgun e Verbanisë dhe atë të grave në Vercelli.