Policia e Dibrës ka vënë nën hetim një punonjës të Postës Shqiptare, agjencia Shupenzë, për shkak se akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Sipas policisë, 53-vjeçari me inicialet A. N., banues në Bulqizë, punonjës i Zyrës Postare, Shupenzë, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe në kundërshtim me ligjin, iu ka dhënë, për një periudhë 8-mujore, një shumë lekësh, personave të paautorizuar nga një zonjë me inicialet M. T.