Policia e Durrësit bën me dije se ka arrestuar një 49-vjeçar, pasi dyshohet se ai ka dëmtuar me substancë të dëmshme (acid) një grua.
49-vjeçari me inicialet Y.M, banues në Durrës është vënë në pranga nga blutë e qytetit bregdetar. Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Ka dyshime se 49-vjeçari dhe gruaja kanë pasur lidhje, e cila ka përfunduar.