Spanja mori një fitore të rëndësishme ndaj Republikës Çeke, ndërsa tashmë komandon edhe grupin 2 në Ligën A, pas humbjes së Portugalisë me Zvicrës. Një pjesë e parë e mirë nga kombëtarja spanjolle e cila arriti të zhbllokonte ndeshjen që në minutën e 24 me Soler, i cili kaloi në avantazh “La Rojan”.
Spanja peti dhe raste të tjera për të dyshifruar shifrat por nuk arritën të gjenin golin e dytë me 45-minutat e para që u mbyllën me shifrat 1-0. Fraksioni i dytë pa përsëri “furinë” e kuqe dominuese, ndërsa do të duhej minuta e 75-të kur Sarabia do të tunde rrjetën për herë të dytë, duke dyshifruar shifrat për Spanjën.
Me këtë fitore Spanja merr kreun e grupit me një pikë më shumë se Portugalia e cila u mposht nga Zvicra.
Në sfidën tjetër Zvicra arriti të siguronte 3 pikët e para në grup dhe këtë e bëri përballë Portugalisë.
Helvetët kaluan në avantazh në minutën që në minutën e parë, kur Seferovic do të “shokonte” kombëtaren portugeze.
Një ndeshje e luftuar mes dy kombëtareve por pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e helvetëve, teksa fraksioni i dytë do të shikonte një ndeshje me raste por nuk do të shënohej gol tjetër.
Me këtë fitore Zvicra renditet në vendin e 4-të, ndërsa Portugalia zbret e dyta me 7 pikë, 1 pikë më pak se Spanja që i mori kreun pas fitores ndaj Republikës Çeke.