Rreth 150 gram tritol e dyshuar me telekomandë u vendos në makinën tip Benz ku ndodhej 27- vjeçari Aleksandër Sadikaj.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë, vendi ende nuk është zbuluar nga shtëllungat e tymit të zi.
Shpërthimi i makinës është bërë me bombë të telekomanduar teksa ajo ishte në ecje. 27-vjeçari, drejtues i mjetit, ka dalë vetë nga mjeti pas shpërthimit pa gjymtyrë (këmbë), por nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda që mori, e për pasojë ndërroi jetë.
Nga hetimet paraprake mësohet se 27 vjeçari Sadikaj ishte proceduar më parë për tentativë vrasje, c’ka ka orientuar edhe grupin e hetimit të hetojë si një pistë të mundshme për të hedhur dritë mbi krimin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme më parë në zonën e Saukut, në kryeqytet. Sadikaj ndodhej brenda makinës tip Benz në momentin kur ka ndodhur shpërthimi me tritol. Ai nuk arrti të shpëtonte si pasoj ë e plagëve të marra.
27- vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital.