Një falenderim për punën e palodhur në krye të TKOB dhe një urim që pasardhësi që do të marrë drejtimin e TKOB të vazhdojë çdo gjë pozitive që filloi Ilir Kerni.
Ky është urimi që sopranoja e njohur shqiptare me famë botërore bëri për balerinin e njohur, i cili të premten e javës së kaluar dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
“Faleminderit Ilir për punën e palodhur përgjatë këtyre tre viteve, hapjen e TKOB për të gjithë artistët shqiptarë në mbarë botën, respektin dhe dashurinë e treguar ndaj nesh, nisjen e lidhjeve me shumë institucione të artit të rajonit dhe shumë e shumë të tjera….. Shpresoj që kushdo që do të marri drejtimin e institucionit pas jush, të vazhdojë çdo gjë pozitive që ju filluat…. Të ndërtojmë diçka që do jetojë më shumë se ne”…
https://www.facebook.com/Ermonela.Jaho.Soprano/photos/a.216799421686332.58444.205243582841916/1224457007587230/?type=3&theater