Sokrat Muho, punonjës policie i DVKM-së Gjirokastër, u dhunua ditën e djeshme nga disa persona për shkak të konflikteve të mëparshme për pronën. Kjo është pohuar nga vetë efektivi, i cili ka dëshmuar se konflikti i vjetër për pronat është arsyeja e vetme.
Kujtojmë se Muho u konfliktua verbalisht me tre persona, bashkëfshatarë të tij nga fshati Progonat i Tepelenës. Mirëpo ky nuk ishte konflikti i tyre i parë. Një ditë më parë, personat u takuan në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, aty ku u konfliktuan verbalisht.
Lidhur me ngjarjen policia e Gjirokastrës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim njërin nga autorët e dyshuar, me inicialet G. Zh.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 12:45 në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër. Ai u godit në kokë dhe në trup, ndërsa ndodhej jashtë orarit të punës.