Presidenti Ilir Meta për dekretin e tij për lirimin nga detyra të Bajram Begajt si sheh i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. I ftuar në emisionin “Open”, Meta u shpreh se debati për lirimin e Begajt nga detyra ishte absurd dhe se për këtë ka kryer detyrën e tij.
“Më duket një debat tërësisht absurd, megjithatë jemi në demokraci dhe çdo akt mund të kontestohet, por besoj se kam kryer detyrën time, që më takonte, në mënyrë që të mos pengoja parlamentin të ushtronte të drejtën e tij, raundin e katërt. Qëlloi që kandidati i propozuar kishte një pengesë për t’u shprehur Kuvendi dhe derisa u bë një kërkesë zyrtare nga qeveria dhe vetë kandidati, që kishte dhënë dorëheqjen nga pozita e shefit të Shtabit dhe kishte kërkuar të lirohej, pa dyshim që unë nuk kisha asnjë arsye që të mos i krijoja këtë mundësi” – tha Meta.