Lulzim Basha, Kreu i Partisë Demokratike pritet të zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Burimet bëjnë me dije se Takimi do të zhvillohet tek Kryesia dhe në të do marrë pjesë edhe nënkryetar i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, Oerd Bylykbashi,
Proçesi i vettingut pritet të jetë në fokus të diskutimeve. Palët do të bisedojnë për një rakordim të ligjeve për reformën në drejtësi.