Zbardhen detaje të reja nga hetimet paraprake të kryera në bregdetin e Vlorës, aty ku u gjet i mbytur një person. Burime bëjnë me dije se viktima rezulton të ketë ndërruar jetë shumë ditë më parë.
Trupi është pikasur nga kalimtarët të rastit mesditën e sotme në Molin e Vjetër në Vlorë. Ai ndodhet ende në det në kalatat e portit të Vlorës, ku grupi hetimor që ka rrethuar zonën, ka dalë në përfundimin se është gjysmë i dekompozuar.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo detaje nga ngjarja, por paraprakisht dyshohet të jetë hedhur i vdekur në det. Pritet njoftimi zyrtar që të mund të zbardhë detaje në lidhje me ngjarjen.