Bild ka publikuar momentet e arrestimit të shoferit që me makinën e tij u fut në mes të një turme, ku shumica ishin nxënës. Si pasojë e përplasjes me makinës, një mësues ka ndërruar jetë, 6 të tjerë janë plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sot, rreth orës 10:00 të mëngjesit. Një foto e bërë vetëm pak minuta pas ngjarjes raportohet se tregon shoferin e Clio-s duke u arrestuar nga oficerët e policisë.
Sipas informacioneve të policisë, ai është një 29-vjeçar gjermano-armen me banim në Berlin. Është ende e paqartë nëse burri ka vepruar me qëllim, apo kemi të bëjmë me një aksident fatkeq. Aktualisht ai është duke u marrë në pyetje.
Sipas informacioneve të BILD, gjermano-armeni është i njohur për policinë më herët, pasi ishte arrestuar për krime ndaj pronës. Pas përplasjes, shoferi ka tentuar të ikë, por kalimtarët e kanë mbajtur dhe e kanë dorëzuar në polici.
Një dëshmitar okular për BILD: “Papritmas mbërriti policia. Shoferi ishte i rrethuar nga një turmë policësh. Ai doli nga një rrugë anësore me oficerët që e mbanin dhe iu dha kujdesi mjekësor fillimisht. Pas kësaj e morën me vete. Ai dukej i palëvizshëm. U arrestua pa mëdyshje”.
Polica po heton, nëse bëhet fjalë për aksident apo për një veprim të qëllimshëm. Në afërsi të cepit të një rruge qendrore, automjeti ka hyrë me shpejtësi mes grupit të njerëzve e ka vazhduar të ecë në drejtimin e vitrinave të një dyqani, përpara të cilës dhe ndaloi në fund.
Incidenti ndodhi shumë pranë Kishës së Përkujtimit, ku dhjetorin e vitit 2016 një atentator islamik iu vërsul me maune një tregu krishtlindjesh. 12 vetë humbën jetën atëherë dhe 70 të tjerë u plagosën. Në 2020-tën, një burrë gjerman u vërsul me makinën e tij në një rrugë për kalimtarët në qytetin jugperëndimor Trier, duke vrarë katër të rritur e një foshnje.