Disa ditë më parë një nga perlat më të bukura shqiptare me një histori enigmatike, u përfshi nga flakë masive. Ndërhyrja e zjarrëfikësve nga ajri dhe toka ka qenë i vonuar. Kjo për shkak se kishte mungesë të mjeteve dhe helikopterëve për raste emergjente të zjarreve. Teksa 90% e ishullit është shkrumbuar nga flakët, pas Greqisë edhe Serbia shprehet se do të ndihmojë Shqipërinë me helikopterë për shuarjen e zjarreve. Gjatë samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se do të kemi verë të nxehtë përpara duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë.
“A do ndihmojmë fqinjët dhe a do na ndihmojmë ne? Ne presim helikopterët plotësuese që kemi blerë për shuarjen e zjarreve. Do kemi verë të nxehtë dhe do jemi të përgatitur për çdo gjë që të ndihmojmë miqtë tanë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në çdo kohë. Presim nga ta dhe në disa sfera të tjera. Kush më shpejht dhe më lehtë mund ta bëjë nëse nuk e bëjmë ne që jemi afër njëri-tjetrit. Kemi dëshira që të bëjmë gjëra të mëdha” – tha Vuçiç.