Shehi kritika Berishës: Të mbajë përgjegjësi për paktin e 2008-ës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shehi kritika Berishës: Të mbajë përgjegjësi për paktin e 2008-ës

20:03 | 07/06/2022
në Shqiperi
0

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i përfolur pak ditë më parë si një prej emrave që opozita mund të propozonte si kandidat për President, ka folur lidhur me procesin e dështuar të negociatave mazhorancë-opozitë për Kreun e Shtetit. Në një intervistë për mediat, Shehi tha se opozita përveçse e ndarë në dy grupe nuk ka qenë aspak e qartë në ofertën që do t’i bënte shqiptarëve, pra përzgjedhjen e një emri serioz që do ta përfaqësonte atë si front përballë zgjedhjes së Edi Ramës.

“Procesi ka mbaruar, dhe po i çoj sinjal kolegëve të mi opozitarë se ku kanë gabuar. Disa nga marria dhe budallallëku dhe disa që mendojnë se janë bërë protagonistë duke dalë në media. Protagonizmi bosh.  Ato zotërinjtë e opozitës duhet ti merrnin këto burra e disa të tjerë dhe të nxirrnin një që t’ia ofronin palës tjetër dhe shqiptarëve. Këta hynë në një marrëdhënie absurde. Këta duhet të prodhonin presidentin e vetë. Ne hymë në një betejë për të nxjerrë personazhet e opozitës shqiptare. Opozita e humbi këtë nga budalliqet e veta. Kishte tre raunde për të nxjerrë jo një por disa kandidatë se të gjithë mendonin se do t’ia jepte pala tjetër. Po pse t’ia jepte”, tha Shehi.

Në vijim, deputeti i opozitës kritikoi ish-kryeministrin Sali Berisha për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, pasi sipas tij fakti që kompetencat e Presidentit janë bërë thuajse të papërfillshme janë burim i asaj marrëveshje me Ramën.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Shume nga defektet e politikës që kemi ne në Shqipëri janë derivat i marrëveshjes famëkeqe të 2008. Është bërë praktikisht me kancelar Shqipëria, s’ka më president dhe kryeministër se është bërë partia, një parti që e nxjerr atë. Thotë Berisha se ne dhe Bjellorusia që kemi udhëheqës monist, por ai është protagonist kryesor i kësaj. Ajo shkatërroi institucionet dhe e dyta u bë një ligj zgjedhor që ka prodhuar një shkretëtirë politike. Që prej asaj kohe nuk ka dalë një forcë e re politike. Ky ligj dhe ajo kushtetuta e asaj kohe ka prodhuar këtë klime të sëmurë politike”, deklaroi Shehu.

Sipas Shehut “tani mund të ankohen të gjithë, por “ne duhet të kthehemi prapa dhe të bëjmë analizë”.

“Ata janë bashkë por s’vlen për Shqipërinë kjo punë. Se ata e kanë bërë që të jenë vetëm ata. S’ka më demokraci, kontrollon një personazh i vetëm. Ti gërthet sa të duash kundër vjedhjes dhe korrupsionit siç thotë Berisha. Të gjitha këto i thotë mirë Berisha, por nuk thotë një gjë që është protagonist i vetë këtyre gabimeve”, shtoi ai.

Etiketa: Dashamir ShehikritikapaktipergjegjesiSali Berisha

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Përzgjidhet Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Përzgjidhet Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja –

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja –

23:13 | 18/03/2026
Hap për të përballuar rritjen e çmimeve –

Hap për të përballuar rritjen e çmimeve –

22:57 | 18/03/2026
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra –

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra –

22:27 | 18/03/2026
Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –

Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –

20:59 | 18/03/2026
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

20:43 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja –
  • Hap për të përballuar rritjen e çmimeve –
  • Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra –
  • Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –
  • Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –
  • Rama bën show me naftën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja –
  • Hap për të përballuar rritjen e çmimeve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com