Një sulm me armë ka ndodhur ditën e sotme ndaj një të burgosuri në burgun e Vaqarrit, në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.
Sipas të dhënave paraprake, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar nga jashtë ambienteve të burgut drejt dritares, e për pasojë është plagosur Ilir Dule, nga Kosova, i cili në ato momente ishte në dhomën e ajrimit.
I plagosuri është dërguar në spitalin e burgut, ku po merr mjekimin e nevojshëm. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, njoftojnë burimet e policisë.
Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, dhe identifikimin e autorit të sulmit.