Një sherr ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e Sarandës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta personi i identifikuar me iniciale G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz personin e identifikuar me iniciale K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende motivet e sherrit të dhunshëm, ndërsa pritet të zbardhen detaje pas marrjes ën pyetje të të plagosurit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.