“Vargje mbi lot Çamërie” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vargje mbi lot Çamërie”

22:53 | 09/08/2016
në Uncategorized
0

Poeti pejan që përcjell me vargje dhimbjen çame si dëshmi për kohë të vështira, tragjedi që nuk i shlyen koha…, kjo është e vërteta Çame

Dr. Zejnepe Alili Rexhepi

“Vargje mbi lot Çamërie” është vëllimi i ri poetik i Agim Deskut, që më shumë se frymëzim poetik është identifikim i historisë shqiptare, i dhimbjes njerëzore për atë copë toke, të quajtur Çamëri. Ndër shekuj, për të, u sajuan histori përplot inskenime, drama e tragjedi që e harkojnë dhembjen dhe plagët shqiptare, kësisoj: “Një varg pa lot e me lot ma shkruaj”. Me intonacion e figuracion të goditur që e tipizon Çamërinë dhe fatin e kësaj pjese të kombit, dëshmojnë vargjet përgjatë tërë veprës. Janë dëshmi për kohë të vështira, tragjedi që nuk i shlyen koha…, kjo është e vërteta Çame!

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Agim-DeskuAgim Desku, poet për fëmijë e të rritur, vargu i të cilit shpreh thellësi dhe vlera interpretuese, përpara lexuesit shqiptar dhe më gjerë është prezantuar me disa vepra. Ka botuar: “Pëshpëritje drite” (poezi për të rritur, 1995, Pejë), “Kënga e Pranverës” (poezi për fëmijë, Klinë, 1996), “Në cilin varg mbes” (poezi për të rritur, Pejë, 2007), “Dua të pi verë Çamërie”, (Tiranë, 2011), “Vargje që sjellin lot Çamërie” (i dedikohet dhimbjes dhe plagës Çame), “Këngë Ilirshte”, 2015, “Monografi për mësuesin Tahir Abaz Berisha”, 2015, “Rrëfej diellit”, Athinë, 2015 (përkthyer në gjuhën greke). Këto edhe e përbëjnë opusin krijuesit të Deskut.

Në veprën e fundit “Vargje mbi lot Çamërie” hedh më shumë shkëndija për fatin ogurzi; ideologjitë e rafinuara që në mënyrë meskine fshehin të vërtetën; padrejtësitë dhe fatin tragjik të një pjese të kombit tonë, që vjen si një almanak kujtimesh përmes vargjeve.

Rrjedha poetike e atdhetarizmit, për poetin, është më shumë se emocion që vibron mbi ngjarjet historike, është revoltë e heroizëm, është mall e lot – vetë simbolika e sakrificës Çame. Jo gjithmonë fati ishte me ne! Kjo e bën poetin që herë të shkruaj vargun e zjarrtë e rebel, herë vargun urtak, me lutje e uratë.

Frymëzimi kombëtar, as që kërkon referenca historike për një poet, por mjafton atdhedashuria përtej nocioneve të ngurta, dhe bashkëndjesinë vëllazërore të qëndrueshme edhe pa sendërtime vargjesh mbi parime estetike, ashtu siç sajohet që nga poezia e parë “ Vargje mbi lot Çamërie” (9), identifikuese e tërë veprës që pothuajse është përmbledhur në këtë strofë.

Eh, Evropë mallkim e ferr burgu

njëqind vjet ëndërr mbeta

histori e pashkruar e atdheut tim

herë të lirë e herë të ndarë e të sharë.

(Vargje mbi lot Çamërie, 8 – 9).

cam13Vargjet shprehin mllefin ndaj padrejtësive shqiptare dhe ndjeshmërinë e poetit për vëllazërinë Çame, për atë copë Atdheu, që ndonëse e shkëputur gjeografikisht, vazhdon të mbetet ai zinxhiri narrativ, që e plotëson tragjiken shqiptare. Është e dhimbshme, kur genocidi grek mbi popullsinë Çame u lejua para syve të Evropës…, dhe poezitë e Deskut, megjithëse pa ndonjë ndarje të mirëanalizuar motivesh, ofrojnë pasazhe lirike të një linje kohore, jo dhe aq të largët.

Janë të shumta poezitë, në të cilat ngacmohen plagët e hershme për t’u rindjerë dhembja Çame, dhimbje kjo që vazhdon të mbajë pas grilash shqiptarët që pafajsisht gjeografia i vendosi në kufijtë e një marrëzie fqinjësore (greke). Poezitë: “Je rrënjë Çamërie” (13), “Varg i kthyer në shpirt” (24-27), “Pak varg mora nga ti (36-38), “Në cilën fjalë” (39-40), “Më fal një fjalë të bukur” (89-90) e disa të tjera, artikulojnë ndjenjën sublime të poetit dhe dashurinë e pa kusht ndaj Çamërisë, kësaj toke shqiptare që pështjellon zymtësinë e trishtimin e jetës, për shtrembërimin e historisë, nga ata që nuk u lodhën së kërkuari identitetin e nëpërkëmbur nëpër hartat e trojeve shqiptare.

Sa kulmore tingëllojnë vargjet nga një shpirt poetik i brumosur me atdhedashuri:

Sonte u grinda me zotat

për ty fjala ime Çamëri

si nuk arrite në udhëtimin tënd

drejt një pike atdheu.

(Pak varg mora nga ti, 36 – 39).

Në poezitë: “Flamuri” (44), “Dy mijë vjet jam Shqipëri” (49), “Ora e historisë” (50), “Ilirishte” (54), “Shqipe” (57-58) e shumë të tjera të së njëjtës tematikë, janë mozaik i përsiatjes së poetit, herë me krenarinë e pafundme që ndien për Atdheun, herë me zymtësi e lot, përderisa udhëton me ëndrrën shekullore të bashkëkombësve.

 

cam14-1HISTORI

Është histori ëndrra ime për liri

për vuajtjet vetëm shqip

të secilit brez.

Deri këtu njëqind vjet për secilën kohë

isha pavarësi në shpirtin tim

dhe kisha fatin t’i marr me vete

udhëtimit tim.

Herë me pushkë, herë me laps

ta mundi secilën luftë për këtë tokë, si djallin

ta flakë nga toka e nga koka.

Fjala e poetit trimërohet mbi dhembjen e forcën Çame njëkohësisht, si dhunti krijuese për të ilustruar tragjeditë e vjetra, me freskinë e kohës përmes Un-it lirik që e identifikon poetin Agim Desku. Me perceptime ndryshe të një linje të hershme kohore, poeti shpërfaq ngjarjet me ndjenjën e dhembshurisë dhe rebelimit njerëzor, me faktin që i tillë ishte fati, e tillë ishte historia. E pra, gjithmonë vargu është identifikuesi më i saktë i sendërtimit të një shpirti krijues!

Marrë nga : Fjala e Lirë, 11 korrik 2016

Etiketa: agim DeskuCameridhembja ÇameFjala e Lirëpoeti pejanvargje mbi lot camerieZejnepe Alili Rexhepi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Divjakë/ Dy pronarë biznesesh në pranga për vjedhje të energjisë elektrike

Divjakë/ Dy pronarë biznesesh në pranga për vjedhje të energjisë elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com