Italia dhe Gjermania dhuruan spektakël sot në sfidën e parë të Nations League. Sfida e luajtur në Bologna përfundoi 1-1. Në minutën e 15-të, Serge Gnabry bëri një goditje premtuese drejt mesit të portës pas sprintit të tij të mrekullueshëm, por Gianluigi Donnarumma e neutralizoi.
Në minutën e 35-të, me aksionet sa në njërin krah sa në tjetrin, Axurrët gjetën shtyllën me Scammaçan.Nis e pjesës së dytë pa sërish Scammaçan protagonist, teksa tashmë gjuajtja me kokë shkoi jashtë.
Ekipi i Mancinit gjeti rrjetën me Pellegrinin në të 70-tën, pas një assisti të mirë nga krahët. Lojtari e pati lojë fëmijësh të dërgonte topin aty ku duhet, pasi porta ishte e boshatisur.
Barazimi do vinte vetëm pas 2 minutash. Do ishte Kimmich që do përfitonte nga një rrëmujë në zonë, me Donnarumman që ishte i dorëzuar dhe nuk mund të bënte asgjë.