Nga Artan Fuga
Nuk e le media gazetarin apo gazetaren të raportojë si duhet me profesionalizëm!
Imagjino edhe kur inaugurohet Parku Zoologjik në Tiranë, media raporton se çfarë tha kryeministri!
O Zot, ku kemi rrëshkitur!
Po thuaj o gazetar a gazetare çfarë kafshësh ka? A ka kafshë të egra a të buta? A ka tigra, luanër, elefantër, pula, pata, ujq, gomerë, çfarë ka brenda?
Se mos ka edhe shpezë shtëpiake a dhi, dele, e lama se ajo nuk është ferma e kafshëve të Orëellit, por nuk është as vathë a qymez kooperative!
Sa kanë kushtuar?
Ku i kanë gjetur?
Sa vende pune hapen?
Sa lekë është bileta?
Sa na kushton mbajtja?
Me çfarë do t’i ushqejnë?
Sa respektohen të drejtat e kafshëve?
A përfaqësohet e gjithë bota e faunës shqiptare, po ballkanike?
Këto na thuaj a derëbardhë, lërini propagandat t’i bëjë tjetër kush! Raportoni për publikun!