Minj? Jo, për asnjë minutë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Minj? Jo, për asnjë minutë…

09:04 | 29/07/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Saimir Demi

Gjithmonë kam menduar se shqiptarët në përgjithësi vuajnë nga ideja se i dinë pothuajse të gjitha dhe kjo është një nga arsyet që qëndrojnë me orë të gjata duke debatuar për një larmi temash, një pjesë e të cilave nuk kanë as lidhje të përafërt me njëra-tjetrën. Por, tani që jemi hapur mjaftueshëm me pjesën tjetër të botës dhe kontaktet me të huajt janë natyrale jam bindur plotësisht që tendenca për të qenë ekspertë për gjithçka është një sindromë globale. Trajneri Sormani i Partizanit për shembull, thuhet se është shumë i aftë në profesionin e tij të parë, atë të trajnerit. Bashkëpunëtorët e tij bëjnë me dije se e stërvit mirë skuadrën, e njeh mirë taktikën, nuk bën kompromise, di t’i ruajë balancat dhe për t’i rënë shkurt edhe puna në krye të skuadrës i ka marrë formë. Ky është një Partizan që ia vlen ta shohësh dhe padyshim të jep garanci për edicionin që pritet të nisë së shpejti. Por, kur merr përsipër të bëjë letrarin, sajon ca krahasime që në rastin më të mirë të prishin humorin dhe atë më të keqin të ngrenë nervat. Që në ditën e parë si trajner zyrtar i Partizanit, nëpërmjet një konference për shtyp tha pak a shumë, që skuadra e tij e re do të jetë si Islanda apo Uellsi, meqenëse në atë kohë ishim nën ethet e Euro 2016. Reagimet nuk ishin pozitive, por edhe të ashpra jo. Sormani i asaj kohe kishte një rrethanë lehtësuese, pasi si duket nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u njohur me historinë e ekipit që do të drejtonte. Në të kundërt do ta kuptonte, që Partizanit nuk i shkon të bëj “Hirushen”, sepse ka lindur për të bërë potentin. Nëse kishte zgjedhur ta krahasonte me skuadrat e Europianit të Francës duhet të thonte që do të jemi si Gjermania apo Italia, pasi pikërisht këtë prepotencë përfaqëson në futbollin shqiptar. Ndërsa në prag të ndeshjes me Salzburgun deklaroi se do të jetë si “miu kundër elefantit”. Sigurisht që më pas do të ketë mbetur shumë i kënaqur me gjetjen e tij, aq më shumë që u trajtua si shumë filozofike, pasi zuri edhe vende qendrore në mediat e shkruara dhe vizive. Në fakt, ishte një krahasim kot fare. Miu është një specie shumë e pështirë dhe pavarësisht i zi apo i bardhë, në Shqipëri nuk bën pjesë asnjëherë tek lista e kafshëve shtëpiake. Aq i neveritshëm është, sa që tifozët e kuq e përdorin si epitet për të ofenduar ata të skuadrës rivale të kryeqytetit. Padyshim që krahasimi është bërë për të treguar diferencat e stërmëdha midis skuadrave që do të ishin në fushë gjatë takimit në “Elbasan Arena”, aq sa përmasat trupore midis miut që ishim ne dhe elefantit që ishin austriakët. Por, pas sukseseve të shumta të Partizanit në Shqipëri, skuadra ka pasur mundësi që në periudha të ndryshme të ndeshej me kundërshtarë që për kohën kanë qenë shumë më të mëdhenj se “elefantët” që mbërritën në Elbasan. Dhe më mirë që atëherë nuk ka qenë në pankinë Sormani, pasi nuk do ta kishte mundësinë për të gjetur një kafshë më të madhe për t’i krahasuar. Veç të tjerash m’u kujtua, se në vitin 1981, po për Kupën e Kampionëve, në “Qemal Stafa” ka ardhur Austria e Vjenës edhe ata atëherë kampionë të Austrisë, por njëkohësisht edhe një personalitet i futbollit europian. Dhe në çfarë kushtesh ishim atëherë? Siç është e gjithë skuadra e Sormanit, e cila lëviz gjatë kohëve të grumbullimit me të njëjtën uniformë (por tani firmato) ishte pak a shumë e gjithë Shqipëria. Këmishë fanellatë, pantallona doku dhe këpucë shevro. Por, Partizani ishte programuar të përballej me dinjitet dhe e fitoi ndeshjen e shtëpisë me një gol të Haxhi Ballgjinit. Kishte pak për të veshur edhe për të ngrënë, por në fushë nuk u futën si minj, le që për këtë Sormani mund të pyesë Starovën, apo Mustën që i ka gjithmonë pranë, pasi ata i kanë luajtur të dy 90 minutëshat. Edhe në Vjenë ishim provizorisht në avantazh dhe që të mos e zgjas unë, le të pyesë Genc Tomorin, autorin e golit të atëhershëm, aktualisht drejtor i Partizanit. Madje edhe në ndeshjen e djeshme, austriakët morën një fitore të pamerituar, pas një penalltie të vjedhur nga Berisha (jo Saliu, ky tjetri Valoni), pra nuk kishte diferenca anormale. Edhe kur zbritën në kategori inferiore i dërguan me pahir, por nuk u shpërndanë si minjtë pas tërmetit, madje në të kundërt, pasi iu bindën fatit, u rikthyen me dinjitetin e emrave të dikurshëm, për të arritur këtu… që të thërrisnin për ndihmë Sormanin. Por, nuk mund të trajtohemi si tokë e pashkelur, sepse kështu edhe fyhemi. Si mi Partizani nuk ka qenë asnjëherë, as nga forma dhe as nga përmbajtja, por le që ky aty i ka dhe le t’i pyesë, qoftë Sulën, Gencin, apo Perlatin.

Etiketa: Anxhelo SormaniElbasan ArenaGenc TomoriHaxhi Ballgjinimiu kundër elefantitPartizaniPerlat Mustasaimir demiSulejman Starova

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Lu e Vlahutin refuzojnë takimin me Bashën, Ramën dhe Metën

Lu: Suksesi i reformës është i popullit shqiptar. Vlahutin: Ti kthehemi punës për zbatimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com