Ditën e sotme policia e Fierit ka vënë në pranga një 45 vjeçar, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në trup.
Lidhur me ngjarjen e rëndë bëhet me dije se në pranga ka rënë Gramoz Metaj, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga ana tjetër, mësohet se në momentin e sherrit ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Sakaq, bashkëshortja e tij ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“U arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale G. M., 45 vjeç, banues në Petovë, Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”.