Roma ka kaluar në avantazh në finalen e Conference League kundër Feyenoord pas pak më shumë se gjysmë ore lojë. Ka qenë Nicolo Zaniolo që ka ndëshkuar holandezët me një goditje brenda zone. Kjo ka bërë që të shpërthejë festa e tifozëve të Romës si në stadium ashtu edhe jashtë saj.
Në një video shihet që tifozët e Romës në Fan Zonën tek Liqeni, kanë shpërthyer në brohorima në momentin e shënimit të golit.
Kujtojmë se verdhekuqtë kërkojnë që të ngrenë trofeun e dytë europian në historinë e tyre, pas plot 61 vitesh, kur në 1961 mundi Interin në finalen e Kupës UEFA, siç njihet sot Liga e Europës. Nën drejtimin e teknikut portugez, Zhoze Murinjo, Roma do të kërkojë lavdinë dhe të bëhet e para skuadër që ngre këtë trofe.