Enkelejd Alibeaj ka thirrur një tjetër takim të deputetëve që e mbështesin, ndërkohë që me datën 30 maj zhvillohet raundi i 3-të për zgjedhjen e Presidentit.
Mbrëmjen e sotme ai ka njoftuar deputetët për mbledhjen e grupit parlamentar. Mbledhja do të mbahen paraditen e nesërme në orën 10:00.
Dy raundet e para u dogjën pa kandidatë pasi palët nuk arritën marrëveshje. Nëse opozita nuk dërgon kandidatë në raundin e tretë, në dy raundet e fundit maxhoranca ka njoftuar se do të propozojë emrat e saj.