Tirana i është “dorëzuar” mijëra tifozëve të ardhur nga Italia dhe Hollanda për të ndjekur finalen e madhe Roma-Feyenoord që do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.
Në rrugët e kryeqytetit nuk po lëvizin automjete, por vetëm këmbësorë, muzikë dhe alkool. Holandezët janë pozicionuar pranë pedonales së qytetit, aty ku është fan zona e tyre.
Italianët po qëndrojnë kryesisht në zonën e ish-Bllokut dhe te fan zona e tyre në Amfiteatrin e Liqenit duke pritur me padurim finalen e madhe. Shihni më poshtë galerinë e fotove që sjell LSA.