Mitsotakis i përgjigjet Erdogan: Do ta mbroj sovranitetin e Greqisë edhe nëse…

0
52

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i është kundërpërgjigjur presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan pas deklaratave të këtij të fundit.

Mitsotakis u shpreh se Greqia dëshiron t’i mbajë hapur dyert e komunikimit me fqinjët  ndërsa do të bëjë të pamundur për të mbrojtur sovranitetin e vendit.

“Ne jemi fqinjë me Turqinë, do të na duhet gjithmonë të flasim dhe t’i mbajmë të hapura mënyrat e komunikimit. Ne nuk do të ndërpresim komunikimin me fqinjët tanë”, ka thënë ai, duke shtuar:

“Nëse presidenti Erdogan mendon se nuk do të mbroj sovranitetin e Greqisë dhe të drejtat tona sovrane, ose nuk do ta ‘ndërkombëtarizoj’ se Turqia po sillet si një fuqi revizioniste, ai ka përshtypjen e gabuar”.

Gjithashtu i pyetur për fluturimet  e avionëve luftarakë turq mbi ishujt grekë, ai tha se e konsideron këtë veprim si të paprecedentë dhe të papranueshëm.

“Unë do ta trajtoj këtë çështje me vëmendje sa herë që të më jepet mundësia, deri sa Turqia të ndryshojë sjelljen e saj”, theksoi Mitsotakis.