Finalja e Conference League është ndezur nga tifozët e shumtë që kanë mbërritur në kryeqytet. Teksa grupi i parë ka mbërritur sot, duke mbushur kafet e Tiranës ku nuk kanë munguar këngët dhe atmosfera festuese para ndeshjes.
Fluksi i tifozëve është i madhe dhe fluturimet drejt Shqipërisë vazhdojnë akoma. Në redaksinë e Gijotina.com ka mbërritur një video e avionit Vjenë-Tiranë, i cili është mbushur plotë me tifozë të Feinoordit. Tifozët nuk e kanë kursyer festën edhe brenda avionit.
Kujtojmë se nuk kanë munguar edhe incidentet pasditen e sotme mes tifozëve dhe policisë. Deri më tani nga përplasjet ka mbetur i plagosur një qytetar dhe gjashtë policë.