Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike në disa qarqe të vendit.
Mësohet se në Korçë ish-kryeministri Sali Berisha ka fituar me rezultat të thellë ndaj kandidatit tjetër Ibsen Elezi, po ashtu në Lushnjë, Gjirokastër dhe në Durrës.
Kujtojmë se ky proces ka nisur në orën 08:00 ditën e sotme dhe përfundoi në 20:00 si dhe votimi është kryer në 108 qendra votimi në të gjithë vendin.