Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pas kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, ka vendosur të shtyjë orarin e votimit deri në orën 20.00.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.
Kujtojmë që procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike nisi në orën 8 të mëngjesit.
Në garën për kreun e Partisë Demokratike kandidojnë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.