Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotmë në aksin Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur tek Karburant Emanueli në Balldre, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.
Nga aksident mësohet se një person është plagosur rëndë, ndërsa në siç shihet nga pamjet e mëposhtme makinat kanë përfunduar në toka, nga përplasja e madhe.
Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara ndërsa policia nuk ka qenë në patrullim për ta parandaluar ngjarjen.