Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se në videon e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej një automjet, drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur.
Bëhet fjalë për personi e identifikuar me iniciale S. Ll., 60 vjeç i cili në bulevardin “Zhan D’Ark”, shtetasi S. Ll., duke lëvizur prapa me mjetin e tij, për të parkuar, ka aksidentuar të moshuarën e identifikuar me iniciale K. H., 78 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.
Pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se shtetasi S. Ll. drejtonte automjetin, nën efektin e pijeve alkoolike, në masën 0.15 mg/litër.
Shoferi përgjegjës për këtë aksident të rëndë pritet të përballet me akuzën për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor