Ish-presidenti i SHBA-ve, George W Bush ka marrë vëmendjen e mediave me gafën që ka bërë së fundmi. Duke komentuar konfliktin e armatosur të Rusisë në Ukrainë ai e ngatërroi me Irakun këtë të fundit.
“Rezultati është mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim tërësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut”. Ai e korrigjoi shumë shpejt duke thënë “E kam fjalën për Ukrainën”.
Bush urdhëroi pushtimin e Irakut në 2003 për të gjetur dhe shkatërruar armët e pretenduara të shkatërrimit në masë që nuk u gjetën kurrë.
Deklaratën e tij të bujshme, Bush e tha në një event në Dallas kur ai po kritikonte sistemin politik të Rusisë.