Arben Mërkuri 48- vjeç u ekzekutua mbrëmjen e sotme pranë një dyqani në Sukth të Durrësit. Kështu bën me dije policia, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Nga hetimet paraprake blutë bëjnë me dije se atentati ka ndodhur në qendër të Sukthit, dhe dyshohet se ka qenë një autor i cili ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit tij.
Për pasojë 48-vjecari u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.
Mësohet se drejt Mërkurit është qëlluar me më shumë se dy plumba ky dy prej tyre kanë depërtuar në turp duke i shkaktuar të riut vdekjen rrugën për tek spitali i rajonal i Durrësit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plotë dinamikën e atentatit, ndërsa janë ngritur postblloqe në hyrje-daljet kryesore të qytetit të Durrësit, për kapjen e autorëve.
Theksojmë sërish se 48- vjeçari dyshohet se është vrarë për prishje të pazareve të drogës pasi rezulton si person me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e narkotikëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.