Grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian u bën thirrje shteteve anëtare që të fillojnë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ndërsa afati i parë është vendosur muaji qeshor, por ende nuk ka një datë. Sipas gazetares Erisa Zykaj, e cila raporton për “ABCNews”, shkruan se një grupim e konsideron procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor si një motor për demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe prosperitetin ekonomik.
“Në dritën e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, riangazhimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është më urgjent se kurrë dhe vendimi për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të merret në qershorit më së voni. Vonesa e mëtejshme jo vetëm që po dëmton besueshmërinë e BE-së, por gjithashtu po e bën rajonin e Ballkanit Perëndimor më të prekshëm ndaj ndërhyrjeve nga vendet e treta armiqësore,”- thuhet në komunikatën e këtij grupimi.
Po ashtu, Isabel Santos, raportuesja për Shqipërinë në Parlamentit Evropian është shprehur tha se vendi ynë, mbetet një partner strategjik plotësisht i besueshëm dhe i përkushtuar. E po ashtu shton se vendin ynë ka përmbushur të gjitha kërkesat për t’u bërë pjesë e unionit.
“Procesi i anëtarësimit për Shqipërinë nuk mund të mbahet peng i diskutimeve dhe interesave të palëve të treta. Është e drejtë që Këshilli më në fund të bie dakord për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vonuara me Shqipërinë, aq më tepër përballë sfidave gjeostrategjike në rritje,”– është shprehur Santos.
Ndërkohë që eurodeputeti Tonino Picula, që është njëkohësisht zëdhënës i këtij grupimi ka nxjerrë në pah, shtoi se edhe Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që i kërkohej: Vendi iu nënshtrua reformave thelbësore, duke përfshirë forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit, madje edhe ndryshimin e emrit! Nuk duhet të ketë më justifikime për vonesa të mëtejshme, nëse duam të ruajmë besueshmërinë tonë. Është e nevojshme të mbahet gjallë aspirata pro-evropiane në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor!
Por plotësimi i kritereve nuk është i vetmi problem, pasi jo vetëm Shkupi, por edhe Tirana janë me sytë nga Sofja, sepse vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veritu ka bllokuar edhe Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, pasi Brukseli kërkon që dy vendet të ecin së bashku drejt integrimit. Por pse është vendosur vetoja?
Çfarë saktësisht kërkon Bullgaria nga Maqedonia e Veriut?
Sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950.