Kreu i Kuvendit merr pjesë në Internacionalen Leaders Forum në kuadër të Konventës së Partisë Demokratike Amerikane në Filadelfia. Kryeparlamentari Ilir Meta është takuar me ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, kryetarin e Parlamentit të Suedisë Urban Ahlin, kryetarin e Parlamentit të Gjeorigjisë David Usupashvili dhe eurodeputetët Knut Fleckenstein Gianni Pittella dhe Tanja Fajon.
Ilir Meta: Të forcojmë bashkëpunimin strategjik me SHBA. Shqipëria dhe SHBA aleate besnike në NATO në mbrojtje të vlerave demokratike, stabilitetit dhe sigurisë. Mirënjohje për bashkëpunimin me NDI për të rritur transparencen dhe demokracinë e brendshme të partive politike
Meta vlereson kontributin e NDI në demokracinë shqiptare.
Në forumin e NDI marrin pjesë edhe shumë udhëheqës të lartë politikë nga e gjithë bota